Capital T nderohet me çmimin e rëndësishëm në Krujë

Capital T nderohet me çmimin e rëndësishëm në Krujë

Ka kohë që këngëtari Capital T ka bërë të ditu se do ta mbaj  një mega koncert  në Tiranë me datën 19 shtator.

Mbrëmjen e djeshme ai organizoi një festë private në kryeqytet ku pjesëmarrës ishin: kolegë, personazhë të njohur të ekranit, dhe gazetarë. Festa ishte për t’i paraprirë koncertit të ditës së enjte, dhe siç dukej në story-t e postuara nga të ftuarit në rrjete sociale, të gjithë e shijuan shumë mbrëmjen.

Ndërkohë, ditën e sotme, këngëtari ka qenë prezent në qytetin e Krujës, ku i është akorduar edhe një çmim i rëndësishëm.

Capital T është nderuar me çmimin e Mirënjohjes nga Bashkia Krujë për promovimin që i ka bërë qytetit historik.

Kujtojmë që klipi i këngës “Hatixhe” është xhiruar i gjithi në Krujë:  në Kala, Muze dhe te Pazari i Vjetër i Krujës.

Emisioni më i ri i showbizit po vjen: Follow për të mos ikur asgjë: Follow në Facebook: https://www.facebook.com/Review-101968204486657/

Hite të paharrueshme!

Kur kanë qenë hite këto këngë? Pëlqe Review dhe e merr vesh.

Gepostet von Review am Dienstag, 17. September 2019