Cara Delevingne do të jetë mësuesja e emisionit të ri për edukatë seksuale

Cara Delevingne do të jetë mësuesja e emisionit të ri për edukatë seksuale

Aktorja, modelja, dizajnerja dhe këngëtarja Cara Delevingne do të jetë prezentuesja e serive të dokumentarit të ri të Netflix, “Planet Sex”.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Dealine, që ka treguar që Cara është duke përmbyllur marrëveshje me kanalin Hulu dhe BBC Three, raporton Papermag, shkruan Insajderi.

Delevingne gjithmonë ka qenë e hapur për seksualitetin e saj, por edhe për fluiditetin seksual, në këtë dokumetar do të e përfshijë veten nëpër “eksperimente të udhëhequra nga laboratorë professional, si dhe do të vizitojë komunitetet që përjetojnë gjininë dhe seksualitetin në mënyrë shumë më të ndryshme se sa e zakonshmja”.

Dokumentari ka 6 episoda dhe do të përfshijë subjekte që nga atraksioni e deri te fakti i popularitetit të pornografisë.

Ende nuk ka ndonjë datë se kur do të publikohet dokumentari Planet Sex, por filmimet kanë filluar në fillim të këtij viti, por janë ndalur për shkak të pandemisë./Insajderi.com