Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për krime luftë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Bëhet fjalë për 100 persona të vrarë, rrahur e torturuar.
Por, kohë më parë, në vitin 2016, ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, kishte dhënë një intervistë për gazetarin Nefail Maliqi, e cila ishte publikuar në Radio Televizionin e Kosovës, njofton Insajderi.
Del Ponte, derisa flet edhe për botimin e librit të saj, thotë se ajo nuk e implikon Thaçin në kurrfarë krimi dhe beson se ai është i pafajshëm.
“Jo jo assesi nuk e akuzoj”, ka thënë Del Ponte.
“Për mua nuk ka lidhje Thaçi me trafikim organesh, unë nuk e përmend fare në librin tim”.
“Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ne i besojmë atij”, thotë ajo në intervistë.
Presidenti Thaçi sot do të mbajë një konferencë për shtypë ku do t’u adresohet qytetarëve për herë të parë, prejse ka marrë aktakuzën./Insajderi.com