Carrasco mund të transferohet në Juventus

Carrasco mund të transferohet në Juventus

Lojtari i Atletico Madrid, belgu Yannick Ferreria Carrasco, është afër transferimit në Serie A, te kampionët e Juventus, njofton Insajderi.

Sipas portalit të njohur italian “Calciomercato.com”, skuadra e Pirlos ka shfaqur interesim për anësorin belg. Drejtuesit e “zonjës së vjetër”, kanë filluar bisedimet me “los colchoneros” për transferimin e belgut ne “Allianz Stadium”.

Andrea Pirlo e sheh ideal për sulmin Carrascon, ndërsa drejtuesit nga Madridi mund ta lënë të lirë lojtarin, nëse në drejtim të tyre, vjen një ofertë 25 milionë euro. /Insajderi.com