“Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK” – Nitaj: Më kqkuptuan, duhet të kërkojnë falje

“Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK” – Nitaj: Më kqkuptuan, duhet të kërkojnë falje

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se kolegët e tij të Nismës Socialdemokrate e kanë keqkuptuar deklaratën e tij nga fillimi deri në fund, se lideri i tyre, Fatmir Limaj po flitet se do të kthehet në PDK.

Përmes një reagimi në Facebook, Nitaj është shprehur se mendimi i tij duhet të lexohet i plotë dhe brenda logjikës.

“Une nuk jam bërë zëdhënës i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi për rrezimin e qeverisë, jam pergjigjur: Ne nuk dijme çfarë ka në mendje as Limaj e as Veseli, por e dijmë që në raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni është funksional. Pikërisht në sensin e cilësimit si thashetheme, kam thënë se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Çarshia po flet se Limaj do të kthehet në PDK. (Dmth deri këtu shkohet)”, ka shkruar Nitaj.

Ai më tej ka sygjeruar anëtarët e nismës që reaguan pas deklaratave të tij që të kërkojnë falje.

“Unë keshtu e kam thënë, dhe kjo s’ka te bëjë asgje me denigrimin e askujt. Më vjen keq që përfundimet i keni nxjerrë nga titujt e jo nga permbajtja! Unë po të isha në vendin tuaj do të kërkoja falje!”, ka shkruar në fund ai.

Nitaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk dihen planet e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt, që njëherit është pjesë e qeverisë, për raportet me Qeverinë.

“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendom Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit. Nuk ka pasur pakënaqësi që kanë mundur të kthehen në kushtëzime”, ka thënë mbrëmë Nitaj. /Insajderi.com