Casemiro tek Juventus?

Casemiro tek Juventus?

Juventusi është në kërkim të një mesfushori, që ka tipare shkatërruese – pas largimit të Pjanic, në drejtim të Barcelonës.

Sipas mediave nga Spanja, drejtuesit e klubit italian po synojnë transferimin e Casemiros nga Real Madridi, trasnemton Insajderi.

Madje thuhet se edhe ylli i skuadrës Cristiano Ronaldo ka biseduar me lojtarin për ta bindur të transferohet në Torino.

Casemiro është një ndër lojtarët kryesorë te madrilenët, me të cilët u shpall edhe kampion në La Liga, por, tek ekipi I Real Madrid, me “shpërthimin” e Valverde, është rritur konkurrenca, prandaj edhe është I mundur një largim i tij.

28-vjeçari ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2023./Insajderi.com.