Cassano: Kur isha te Real Madrid, shtova 14 kg duke ngrënë Nutella

Cassano: Kur isha te Real Madrid, shtova 14 kg duke ngrënë Nutella

Antonio Cassano ka rrëfyer të tjera histori nga karriera e tij si futbollist. Në anjë bashkëbisedim me ish-futbollistin Bobo Vieri dhe Canavaron, italiani tregon një episod të rrallë që lidhet me periudhën te Reali i Madridit, njofton Insajderi.

Nutella ishte sponspori i klubit dhe shpërndante produkte falas për të çdo muaj, duke bërë që Cassano të shtonte plot 14 kilogramë më tepër.

“Në Madrid, menjëherë pas mbërritjes humba 12 kg, atëherë Canavaro mbërriti dhe i mora përsëri. Në Real Madrid, Nutella ishte një nga sponsorët dhe çdo muaj ata na jepnin pesë kilogramë produkt falas”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Romës.

“Kur arriti Capelo shënova dy gola në dy ndeshje dhe u ndjeva si mbreti i botës. Ai më zëvendësoi në pjesën e parë kundër Lyon-it. Ishte i zemëruar dhe ne u përleshëm në Jerez. Ai më nxori jashtë skuadrës. Për shtatë muaj shtova 14 kg, hëngra Nutella direkt nga kavanozi, me lugë. Ishte e neveritshme. Por nuk kisha ca dreqin të bëja”, ka rrëfyer Antonio Cassano. /Insajderi.com