Cassano mbron Ronaldon, sulmon Juven duke e quajtur ekip pa traditë fituesi në Evropë

Cassano mbron Ronaldon, sulmon Juven duke e quajtur ekip pa traditë fituesi në Evropë

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka mbrojtur Cristiano Ronaldon, i cili është vënë në qendër të kritikave, pas eliminimit të Juves nga Liga e Kampionëve, njofton Insajderi.

Cassano ka thënë se portugezi është mbreti i këtij kompeticioni, duke thënë se problemi është te Juvja, që dështon në Champions prej 25 vitesh.

“Jam i kënaqur kur shikoj dyshime për Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar Ligën e Kampioneve pesë herë dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit. Të gjithë duhet të kuptojnë se Ronaldo dhe ekipet ku ai luan, janë dy gjëra të ndryshme”, tha fillimisht ish-sulmuesi i Romës.

“Ai është mbreti i Champions-it, Juventusi dështon në Champions prej 25 vitesh. Nuk ka statusin e Bayern-it, Liverpool-it apo edhe të Milan-it. Fitojnë në Itali sepse kanë shumë para, por kjo nuk funksionon në Europë. Pa një traditë fituesi, duhet të presë si rasti tani 25 vite ose më shumë për trofeun”, tha Cassano në fund. /Insajderi.com