Catherine Zeta-Jones ndan fotografinë e rrallë me djalin dhe vajzën e saj

Catherine Zeta-Jones ndan fotografinë e rrallë me djalin dhe vajzën e saj

Catherine Zeta-Jones ka postuar një foto të rrallë ku shihet djali i saj dhe vajza që i ngjan shumë.

Aktorja e cila fëmijët i ka nga martesa me Michael Douglas, postoi në llogarinë e saj në Instagram, një foto të fëmijëve me të cilët kishin kaluar bashkë pushimet verore, shkruan The Sun, raporton Insajderi.

“Vera ka mbaruar zyrtarisht në familjen tonë. Sot të dy të rriturit tanë po i kthehen studimeve. Në mënyra shumë të ndryshme ju dua të dyve. Për të gjithë fëmijët në botë. Dituria është çelësi i jetës. Fitojeni betejën. Edhe kjo do të kalojë”.

Adhuruesit e Catherinë u mahnitën me bukurinë dhe ngjajshmërinë e fëmijëve të saj. Përderisa fëmijët janë nisur për në fakultet, Catherine dhe Michael do të kenë qenushin e tyre për të ju bërë shoqëri.

Ata do të festojnë përvjetorin e 20-të të martesës së tyre, duke u bërë kështu një prej qifteve shembull për jetëgjatësinë e lidhjes së tyre.

Catherine ka treguar që ceremonia e përvjetorit, do të mbahet  duke ju përmbajtur rregullave të distancës sociale. /Insajderi.com