Cavani është lojtar i Manchester United

Cavani është lojtar i Manchester United

Sulmuesi uruguaian, Edison Cavani, ka arritur marrëveshje dhe do të bashkohet me Manchester United si lojtar i lirë.

Sky Sports, ESPN e shumë media të tjera e gazetar të tjerë si Fabrizio Romano, kanë raportuar se marrëveshja është arritur dhe Cavani do të bëhet lojtar i United për dy vitet e ardhshme, transmeton Insajderi.

10 milion euro në sezon do të fitojë ish sulmuesi i Paris Saint-Germain.

Manchester United dhe PSG, do të ndeshen në Ligën e Kampionëve, pasi janë shortuar së bashku në grupin “H” dhe kjo nënkupton që Cavani do të kthehet në Paris, tani si kundërshtar i ekipit, për të cilin ka shënuar gola më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori./Insajderi.com