Miqësia mes Cavanit dhe Neymarit, ka përfunduar, tani janë veçse kolegë.
Nëse në fillim të sezonit kishte vërtetë vetëm pak miqësi mes tyre, kjo tashmë nuk ekziston.
Edinson Cavani e ka bërë të qartë se me Neymarin është “shok” vetëm në fushë.
Cavani ishte serioz kur u përgjigj direkt në pyetjen për shokun e skuadrës.
“Gjërat që po ndodhin me Neymarin? Ai i ka prapa shokët e skuadrës. Neymari di të merret me presionin”, tha Cavani.
“Nuk kem nevojë që të jemi shokë, por në fushë do ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, shtoi Cavani duke konfirmuar kështu se përveç profesionalizmit, ata nuk i lidh më asgjë pas fjalosjeve të vazhdueshme në fillim të edicionit.