Cavani pritet të debutojë me Manchester United kundër PSG

Cavani pritet të debutojë me Manchester United kundër PSG

Sulmuesi 33 vjeçar që u transferua në Manchester United, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror si transfer i lirë nga francezët e PSG-së, ka thënë se do të debutoi pikërisht ndaj ish ekipit të tij, PSG-së, në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

“Çdo lojtar që është ambicioz nga natyra dëshiron gjithnjë që të fitojë trofe. Ti punon gjithnjë shumë fort për të dhënë më të mirën nga vetja dhe duke dhënë më të mirën, mund të arrish rezultatet e duhura. Dhe duke marrë rezultatet e duhura, mund të fitosh trofe”, tha Cavani.

Më tutje shton 33 vjeçari, “unë sapo i jam bashkuar një prej klubeve më të mëdha në botë dhe mendoj se një nga objektivat e parë që ai ka, është të shpallet kampion. Një klub si Manchester United aspiron për të fituar titullin. Duke e nisur me Premier Ligën dhe pastaj menduar për trofetë e tjerë. Këtë do doja të arrija me këtë klub, të fitoja trofe”, tha sulmuesi uruguaian.

Sa I përket debutimit, Cavani nuk do të mund të debutojë në gjiron e ardhshme në Premier Ligë kundër Newcastle, pasi po stërvitet I vetëm pas izolimit dy javor, ndërsa ndeshja debututese për “El Matador” pritet të jetë pikërisht kundër ish ekipit të tij, PSG, në Ligën e Kampionëve.

“Është një ironi e fatit. Diçka e pabesueshme. Gjërat ndodhin gjithnjë për një arsye. Do të jetë një ndjesi shumë e bukur të luaj menjëherë kundër ish-shokëve”, tha Cavani për ndeshjen që pritet të zhvillohet me 20 tetor. /Insajderi.com