Çdo i dyti në Maqedoni pi duhan ndërsa 65% e qytetarëve pijnë alkool

Çdo i dyti në Maqedoni pi duhan ndërsa 65% e qytetarëve pijnë alkool

Instituti për shëndet publik në Maqedoni ka nxjerrë statistika të frikshme për shëndetin e qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 46% e qytetarëve pinë duhan kurse 65% pinë alkool.

24% e qytetarëve në muajin tetor kanë marrë qetësues apo siç ndryshe quhen sedativë.

40% e qytetarëve të paktën një herë kanë konsumuar qetësues.

9% e qytetarëve të Maqedonisë në jetën e tyre kanë marrë drogë ilegale, ku në shumicën dërmuese kanë konsumuar marihuanë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Aktivisht 40.2% të qytetarëve janë përdorues të duhanit.

Anketa nga ky institucion është realizuar me 5005 qytetarë të anketuar nga mosha 15 deri 64 vjeç nga rajoni i Shkupit dhe merret si e dhënë që përfshin të gjithë qytetarët e vendit.