Ceferin flet për “Daily Mail” në lidhje me Super Ligën Europiane

Ceferin flet për “Daily Mail” në lidhje me Super Ligën Europiane

Një javë pas shpërthimit të çështjes së Super Ligës, dhe katër ditë pas shkrirjes së saj, presidenti i UEFA-së, Aleksandër Ceferin, riktheu ato momente të trazuara gjatë një interviste për prestigjiozen “Daily Mail”, transmeton Insajderi.

Mbretëria e Bashkuar – “Unë isha vërtet i impresionuar nga reagimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”.

Andrea Agneli – “Gjërat po orkestroheshin ku unë nuk isha në dijeni dhe ai më gënjeu.”

Kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës – “Çdo kush do të duhet të mbajë përgjegjësi. Ekzistojnë tre grupe në këto 12 klube, gjashtë angleze, pastaj tre të tjerët si Atletico Madrid, Milan dhe Inter dhe pastaj ata që konsiderojnë se Super Liga ende ekziston. Dhe midis këtyre tre grupeve ka një ndryshim të madh. Të gjithë do të jenë përgjegjës. Se në çfarë mënyre, do ta shohim me kalimin e kohës”, ishin fjalët e numrit një të organizatës më të madhe evropiane të futbollit. /Insajderi.com