Çekia shqyrton mundësinë për tërheqjen e njohjes, Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin e Pragës

Çekia shqyrton mundësinë për tërheqjen e njohjes, Kosova anulon pjesëmarrjen në Samitin e Pragës

Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Pragë.

Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë, ka thënë se pjesëmarrja e Ramush Haradinajt, kryeministrit në largim, pamundësohet për shkak zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimeve të shumta për këtë proces, shkruan Insajderi.

“Haradinaj e konsideron samitin e Vishegradit si një forum shumë të rëndësishëm, që kontribuon në proceset demokratike, bashkëpunimin dhe kultivimin e vlerave të larta evropiane dhe, për këtë arsye, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë integrale dhe aktive e tij”.

Agjencia çeke e lajmeve CTK, më herët ka raportuar nga burimet e saja diplomatike se “Kosova ka anuluar pjesëmarrjen në këtë samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd”.

Ai ka thënë se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundsinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

insajderi.com