Celina kërkon falje pas barazimit me Danimarkën

Celina kërkon falje pas barazimit me Danimarkën

Bersant Celina ka reaguar pas barazimit 2-2 në miqësoren kundër Danimarkës, të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” patën rastin ta fitonin ndeshjen pasi po avanconin 2-1, falë golave nga Armir Rrahmani në minutën e 52-të dhe Celina në të 66-tën, por një gol nga Pierre-Emile Hoejbjerg në kohën shtesë ia shuajti ëndrrat e fitores kosovarëve, shkruan Insporti.

Pas takimit, Celina ka reaguar duke kërkuar falje:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres për ndeshjen e ardhshme, kjo është ndeshja më e rëndësishmja për ne.

“Më vjen shumë keq, është dashur ta fitonim ndeshjen, është kundërshtar i vështirë.”