Celinën nuk e mbajnë nervat, i kuq për sjellje josportive [video]

Celinën nuk e mbajnë nervat, i kuq për sjellje josportive [video]

Bersant Celina ka ndjekur nga dhomat e zhveshjeve se si skuadra e tij, Twente, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Zwolle, edhe pse ai kishte komplikuar disi punën e shokëve të ekipit duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 49 të ndeshjes.

Celinën nuk e mbajtën nervat kur pas një dueli me një kundërshtar, ky i fundit i shkeli këmbën. Edhe pse shkelmoi lehtë kundërshtarin e tij që po largohej nga mbrapa, kjo tentativë u pa nga gjyqtari i cili nuk ngurroi ta largonte nga fusha me karton të kuq.

Megjithatë, Twente arriti të gjente pak minuta më vonë rrugën e rrjetës për golin e fitores, për të qëndruar pranë zonës së skuadrave që luftojnë për Kupat e Europës.

Rival i Celinës mund të jetë Milot Rashica, pasi Vitesse e këtij të fundit është në të njëjtën kuotë pikësh, 30, pas suksesit të sotëm 2-1 ndaj AZ Alkmar. Futbollisti kosovar u aktivizua si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 71-të të ndeshjes.

Ndërkaq, Herenven i Arbër Zenelit nuk ka siguruara më shumë se një barazim 0-0 ndaj Groningen. Zeneli ishte titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 74-t të duelit.

Skuadra e tij është e katërta në renditje, por ka vetëm 3 pikë më shumë se Vitesse dhe Twente. /Insajderi.com

[arve url=”https://vid.me/e/F9pc?stats=1″/]