fbpx

Çervish me mish pule

Çervish me mish pule

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet çervish me mish të pulës.

Përbërësit:

• 15 lugë gjelle miell misri,
• 2 dl vaj ose 200 gr gjalpë,
• 1 pulë ose 1kg kaqika të pulës,
• 200 gr petë bakllave,
• piber i kuq,
• piber i zi,
• 1 qepë,
• 1lugë gjelle kripë.

Përgatitja:

Mishin e pulës e zijmë me qepë, kripë, biber të kuq dhe biber të zi afro 1 orë, varësisht si është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min, me yndyrë dhe kur fillon të ndërrojë ngjyrën (ngjyrë kafeje të hapur), atëherë e përvlojmë me lëngun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht që të mos bëhen kokrra. Çervishin e derdhim mbi petët e bakllavës, paraprakisht të skuqura në tavë, përmbi e hedhim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të piqet afro 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudhër.