Çështja e Asociacionit mund ta anulojë takimin Kosovë-Serbi

Çështja e Asociacionit mund ta anulojë takimin Kosovë-Serbi

Nuk dihet nëse do të mbahet takimi i 28 shtatorit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – për shkak të insistimit të Beogradit zyrtar që në tryezë të trajtohet tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E pikërisht çështja e Asociacionit është problematike në agjendën e diskutimit të takimeve Kosovë-Serbi që mbikëqyret nga Bashkimi Evropian.

I pari i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se tema rreth Asociacionit është mbyllur më 2015 dhe se nuk e di nëse do të mbahet takimi i paralajmëruar për të hënën e javës së ardhshme.

“Siç e kam bërë të qartë kjo temë nuk diskutohet sepse është përmbyllur më 2015. Pra kjo nuk është temë që diskutohet në dialog. Nuk e di a do të mbahet takimi, do ta shohim në ditët e ardhshme, mirëpo ne jemi të interesuar që dialogun ta çojmë përpara, sepse është në interes të Kosovës”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com