Çfarë duhet të keni parasysh para se të përgatisni maska për flokët në shtëpi

Çfarë duhet të keni parasysh para se të përgatisni maska për flokët në shtëpi

Ndonëse askush nuk do të donte flokë apo lëkurë të shndritshme me yndyrë, dermatologët pohojnë se është pikërisht sebumi (yndyra natyrale e lëkurës dhe e flokëve) ajo që ushqen rrënjët e flokëve e qelizat.

Megjithëse lëkurat e yndyrshme janë paksa më problematike, pikërisht njerëzit që ‘vuajnë’ nga ky problem plaken më ngadalë, vetëm prej sasisë së sebumit që trupi prodhon. Që flokët të jenë të shëndetshëm e lëkura gjithashtu, nuk duhet të jenë të thatë, ndaj edhe nëse nuk jua prodhon trupi hidratojini me vajra ekstra të virgjër.

Pse të përdorni vajin e ullirit në flokët tuaj?

Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që vaji i ullirit mund të nxisë rritjen e flokëve, një studim i vitit 2015 tregoi se vajrat si ulliri, arrës së kokosit ose jojoba mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet dhe djegiet e flokut.

Acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidantët që gjenden në vajin e ullirit në veçanti janë vërtetuar se ndihmojnë në zbutjen dhe forcimin e flokëve, përmirësimin e strukturës dhe parandalimin e ndarjes së majave dyshe.

Prandaj mos shkoni më larg kuzhinës suaj për të krijuar një maskë me vaj ulliri që do t’i bëjë flokët tuaj të duken dhe të ndihen më të shëndetshëm.