Koreja Veriore ka lëshuar tri raketa të paidentifikuara të hënën në mëngjes, ka kumtuar ushtria e Koresë Jugore.
Raketat janë lëshuar nga qyteti Sondok në Detin Lindor, transmeton agjencia Jonhap.
Shtatmadhoria e ushtrisë së Koresë Jugore nuk ka precizuar se për cilin lloj të raketave bëhet fjalë.
Reuters përkujton se Koreja Veriore javën e kaluar ka lëshuar edhe dy raketa me rreze të shkurtër nga qyteti Vonsan në bregun e saj lindor./Insajderi.com.