Çfarë është Throuple?

Çfarë është Throuple?

Përkufizimi më i thjeshtë për Throuple është:

“Një lidhje midis tre personave, ku të tre bien dakord unanimisht që të jenë në një marrëdhënie romantike së bashku, pra, të dashur, me pëlqimin e të tre njerëzve të përfshirë në marrëdhënie.”

Emër tjetër (sinonim) për throuple, është edhe triad i mbyllur (treshe e mbyllur). Ndërkohë, që emri “throuple” është një bashkim mes “three” (tre) dhe “couple” (çift).

A është e njëjta gjë si një marrëdhënie e hapur (“open relationship”)?

– Jo!

Zakonisht. Një marrëdhënie e hapur është një marrëdhënie që ndodh midis dy personave, të cilët kanë vendosur të kenë një marrëdhënie në aspektin seksual, por jo romancë apo dashuri.

Një marrëdhënie e hapur, mund të përfshijë gjithashtu më shumë se dy njerëz, por nëse tre njerëz janë në një marrëdhënie të hapur, kemi të bëjme me “treshe” (threesome) dhe jo throuple.

Një throuple përfshin edhe aspektet romantike dhe ndjenjat në një marrëdhënie.

Këtu bëhet pak më komplikuar:

Një throuple mund të jetë në një marrëdhënie të hapur ose të mbyllur.

Nëse është e hapur, do të thotë që njerëzit që janë pjesë e kësaj “throuple”, mund të kenë romancë me njëri-tjetrin, por mund të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe me njerëz jashtë lidhjes së tyre.

Nëse është e mbyllur, do të thotë që ata/ato do të kenë romacë dhe marrëdhënie seksuale vetëm me personat që janë pjesë e “throuple”.

Për disa ideja mund të duket çmenduri, por shumë të tjerë e trajtojnë marrëdhënien si diçka normale, për shembull, 2 vajzat dhe djali i “Trifecta Love”, kështu njihen ata në TikTok: