fbpx

Çfarë konkretisht duhet të bëni nëse jeni djegur nga dielli

Çfarë konkretisht duhet të bëni nëse jeni djegur nga dielli

Nëse jeni djegur nga dielli, ju do të përjetoni simptomat e djegies brenda pak orëve. Lëkura e prekur nga djegia bëhet e kuqe, e dhimbshme dhe ënjtet. Në disa raste më ekstreme ajo mund të flluska të mbushura me lëng. Disa simptoma të tjera të djegies nga dielli janë edhe kokëdhimbja, vjellja dhe marramendja.

Nëse jeni djegur nga dielli atëherë ajo çfarë duhet të bëni është:

Bëni një dush të ftoftë- Një dush me ujë të ftohtë është ajo çfarë ju duhet për të qetësuar lëkurën. Gjithashtu aplikimi i një peshqiri të lagur me ujë të ftohtë do të kryente punë.

Përdorni zbutës për lëkurën- Një losion me aloe vera ose një krem do të zbuste lëkurën dhe djegien.

Mos i prekni flluskat- Nëse keni flluska në lëkurë si pasojë e djegies mos i prekni ato me dorë. Pastroni me ujë dhe përdorni ndonjë krem dezinfektues, në mënyrë që të shmangen infeksionet.

Gjithsesi është shumë e rëndësishme ta dini se përpara se t’i ekspozoheni diellit duhet patjetër të vendosni SPF-në apo kremin kundër diellit.