Çfarë mendon Sara për skenat e Ledrit me bionden në klipin e tij të ri?

Çfarë mendon Sara për skenat e Ledrit me bionden në klipin e tij të ri?

Pak ditë pasi u bë baba për herë të parë, Ledri Vula paralajmëroi një këngë të re duke postuar një fotografi, ku shihej ai u ulur në cep të shtratit, dhe në sfond një bionde e shtrirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Kënga që ka titullin “Sot Sot Sot” u publikua pak ditë më vonë me datë 25 dhjetor në ditën e Krishtlindjes, njofton Insajderi.

Përgjatë gjithë klipit, protagoniste është po e njëjta bionde e shtrirë në shtrat, që shfaqet në disa skena romantike me reperin.

Të gjithë ndjekësit dhe fansat ishin shumë kureshtarë të dinin se si e dashura e tij, nëna e Poem Blu, do të reagonte.

Sara Hoxha që është edhe fansja dhe mbështetja më e madhe e reperit, publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, duke u treguar fansave se po dëgjonte këngën e re të Ledrit në Tv.

Me shumë humor ajo shkruan se skenat me gruan në videoklip i kalon, duke shtuar se si këngë ajo e adhuron shumë.

Çifti kanë disa vjet që janë në lidhje, por e konfirmuan këtë vit. Sara ka qenë në shesh xhirimet e shumë videoklipeve të të dashurit të saj. Me disa postime të tjera në Instagram, ajo zbuloi se kishte qenë aty kur Ledri kishte xhiruar videoklipin për këngën “Mike” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe John Shahun para dy vitesh.

Kur po xhironte videoklipin për këngën “Rio” që u lansua në qershor të vitit 2019, Sara ishte po ashtu aty.

Këtë na e zbuloi me anë të një postimi në Instagram, modelja protagoniste e klipit Lorena Haliti. Në një fotografi ku shihet me Ledrin dhe Sarën modelja shkroi fjalët më të bukura për të dashurën e reperit.

Ajo tregon se ato dyja u bënë shoqe menjëherë dhe se gjithçka duhej mbajtur fshehtë nga publiku duke mos postuar asgjë.

“Ishte shumë e vështirë të mos e postoja këtë sa ishim në xhirim. Ajo [Sara] ishte shumë e ëmbël dhe menjëherë u bëmë shoqe, por nuk na lejohej të postonim”, shkruan ajo duke vazhduar, “Të jem e sinqertë, ajo ishte karakteri kryesor aty dhe ju nuk e dinit”.

Në intervista të mëparshme Ledri ishte shprehur se Sara e kupton natyrën e punës së tij dhe pa asnjë pengesë ajo i qëndron gjithnjë afër. /Insajderi.com