fbpx

Çfarë moti do të mbretërojë javën e ardhshme sipas Mendim Rugovës?

Çfarë moti do të mbretërojë javën e ardhshme sipas Mendim Rugovës?

Mendim Rugova, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës po parashikon se fundjava në vendin tonë do të jetë e acartë si dhe pa të reshura, ndërsa menjëherë qysh në fillim të javës po parashikon sërish reshje të borës dhe mot të ftohtë, shkruan Insajderi.

Rugova që është themelues i Prishtina Weather thotë se një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore.

“Në fundjavë acar, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta. Në fillim të javës sërish borë. 11.01.2019 – Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit”.

“Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook.

Ai për ditën e diel ka parashikuar të jetë ditë mjaftë e ftoftë, teksa në disa vende ka parashikuar edhe mundësi të reshjeve të borës.

“13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët”, ka shkruar ai.

Edhe ditën e parë të javës së ardhshme Rugova e ka parashikuar si ditë të ftofhtë, të vranët dhe me mundësi të reshjeve të borës.

“14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intenzive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohëpaskohe me reshje lokale bore. 16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Fillim i javës së ardhshme duket se nuk do të jetë sfidë vetëm për qytetarët e vendit për ta kaluar të ‘ftohtin e madh’, sipas Mendim Rugovës, por edhe për ta kuptuar se çfarë moti do të kemi. Sylë Tahirsylaj thotë se në vendin tonë java e ardhshme do të jetë më e mirë se kjo që sapo e kaluam./Insajderi.com

Në fundjavë acar, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta. Në fillim të javës sërish borë. 11.01.2019 – Në ditët e…

Posted by Prishtina Weather on Friday, 11 January 2019