Çfarë ndodh nëse një mizë prek ushqimin tuaj?

Çfarë ndodh nëse një mizë prek ushqimin tuaj?

Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe, kur një mizë fluturon e ndalet pikërisht në vaktin tuaj të shijshëm.

Disa do lënë ushqimin në gjysmë, ose do porositin ose përgatisin diçka tjetër. Disa mund të largojnë mizën nga ushqimi dhe të vazhdojnë ngrënien, duke menduar,”ehh është thjesht një mizë”.

Epo, këto gabime mund të sjellin disa probleme dhe është më mirë të dini rreth tyre sesa të qëndroni të paditur.

Së pari, mizat e shtëpisë nuk kanë dhëmbë. Ata hanë duke holluar lëngje përmes një hunde të ngjashme me noçkën. Kur ulen në ushqim të ngurtë, ato derdhin pështymën në të. Por nëse të vjellat e mizave nuk ju tingëllon e shpifur, merrni parasysh këtë: Mizat shijojnë të hanë më shumë sesa ato që janë në tryezën tuaj.

Ato ushqehen me gjëra të këqija si jashtëqitje dhe mish të kalbur, të cilat mund të ngjiten me baktere të dëmshme dhe infektive. Kjo baktere mund të futet në mizë, dhe ajo t’a transferojë në ushqimin që ju konsumoni.

Ndikimi që këto krijesa të vogla shkaktojnë është shumë më i madh se madhësia e tyre dhe shumë më e ndërlikuar nga sa mund të mendoni.

  1. Mund të vjellin në ushqimin tuaj.

Ja çfarë duhet të dini: mizat hanë duke thithur lëngje. Forma e gojës së tyre është arsyeja pse ata duhet të kthejnë çdo vakt në lëng. Për ta bërë këtë, ata pështyjnë mbi ushqimin tuaj. Pështyma mund të përmbajë gjithçka që ata kanë ngrënë më parë (për shembull, mish i kalbur ose jashtëqitje).

  1. Mund të lënë vezë në vaktin tuaj.

Ato mbetje të shijshme që keni kursyer për më vonë mund të shndërrohen në fole të përsosura për vezë. Dhe, pasi të kalojë ca kohë, ata do të rriten dhe mund t’ju helmojnë me baktere. Prandaj mos harroni të mbuloni ushqimin tuaj nëse do ta lini jashtë për një kohë.

  1. Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin tuaj në një fole bakteriesh.

Tashmë e dimë se mizat janë mbushur me baktere brenda. Por a e dini se numri më i madh i mikrobeve mund të gjenden në pjesën e jashtme të trupit të tyre? Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo hap i një mize lë pas një koloni mikrobesh”.

  1. Mizat mund të kenë mbi 60 sëmundje.

Mizat mund të transmetojnë së paku 65 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke zvarritur nëpër mbeturina dhe ushqim. Kjo përfshin çoroditje, diarre, kolerën. Dhe nuk janë vetëm njerëzit që mund të vuajnë, mizat mund të infektojnë edhe kafshë të tjera, si pulat ose derrat. /Insajderi.com

Përshtatur nga Business Insider.