
Është anuluar protesta e paralajmëruar për 28 nëntor në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga një grup i quajtur “Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”.
Pikërisht në ditën për kur ishte thirrur kjo protestë, organizatorët kanë vendosur ta anulojnë atë. Kanë fshirë ngjarjen e krijuar në Facebook.
Protesta e këtij grupi kundër qeverisë së korruptuar ishte paralajmëruar në muajin gusht të këtij viti.
“Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festoj derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e sajë në këtë drejtim. Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga Kosovarët që jetojnë në diasporë”, kishin shkruar nga ky grup në Facebook. /Insajderi.com