Çfarë po ndodh me Bersant Celina?

Çfarë po ndodh me Bersant Celina?

Ylli i përfaqësuese së Kosovës, Bersant Celina është duke kaluar nëpër momente jo të mira tek ekipi i tij, Swansea. Ai nuk është duke luajtur standard tek formacioni i trajnerit, Cooper Stevan, raporton Insajderi.

Në 5 ndeshjet e fundit, ai ka luajtur vetëm disa minuta, kur ka hyrë si zëvendësues pas minutës së 90’ sa për të përfituar minuta shtesë. Bersant Celina është llogaritur si një nga lojtarët kryesor të ekipit të Swanseas, por në këtë sezon, ai ka arritur që të gjejë portën vetëm dy herë. Nuk dihet nëse Celina do të vazhdojë të paraqitet edhe sezonin e ardhshëm me ekipin e njëjtë, apo ai do të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Celina luan standard tek ekipi përfaqësues i Kosovës dhe llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur, por nëse vazhdon të mos luaj tek ekipi anglezë, ai mund të humbë vendin e titullarit edhe tek ekipi i Bernard Challandes./Insajderi.com