fbpx

Çfarë po ndodh me biznesin e telefonëve të Sony?

Një prej divizioneve me performancën më të lartë të Sony ishte ai i rrjetit të lojërave dhe pajisjeve PlayStation me 7.26 miliardë dollarë shitje.

Çfarë po ndodh me biznesin e telefonëve të Sony?

Sony sot është në pozicionin e LG ku që të dy prodhuesit përballen me probleme me divizionet mobile. Kompania Japoneze postoi 22 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 2.48 miliardë.

Megjithatë shënoi fitim prej 3.46 miliardë dollarë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 240.6 milion dollarë e vitit të kaluar.

Një prej divizioneve me performancën më të lartë të Sony ishte ai i rrjetit të lojërave dhe pajisjeve PlayStation me 7.26 miliardë dollarë shitje.

Por goditjen më të madhe kompania e mori nga biznesi i telefonëve kur regjistroi 1.26 miliardë dollarë shitje, një rënie e ndjeshme krahasuar me 2 miliardë dollarë shitje një vit më parë.

Kompania fajëson rënien surprizë të shitjeve si arsyeja kryesore. Shitjet ranë në Evropë, Japoni dhe Amerikën Latine.