Çfarë po ndodhë në Ukrainë? Forcat policore e rrethojnë Kievin, Zelinskiy e viziton ushtrinë

Grupet djathtiste dhe nacionaliste po mblidhen në protesta kundër presidentit Volodymyr Zelensky dhe planit të tij paqësor për lindje të Ukrainës.

Çfarë po ndodhë në Ukrainë? Forcat policore e rrethojnë Kievin, Zelinskiy e viziton ushtrinë

Policia i ka vendosur forcat rreth kryeqytetit të Ukrainës.

Me minutë heshtje para përmendores në Kiev, Zelensky i ka nderuar ukrainasit e vrarë në konfliktin pesëvjeçar me separatistë të cilët po i përkrahë Moska.

Presidenti i Ukrainës do t’i vizitojë forcat ushtarake në lindje, transmeton AP.

Autoritetet presin që dhjetëra mijëra njerëz të dalin në demonstrata për ta shënuar Ditën e Mbrojtjes së Atdheut.

Zelinsky ka bërë apel për pjesëmarrësit ta shmangin dhunën dhe ka paralajmëruar për provokime potenciale.

Demonstruesit po e kundërshtojnë marrëveshjen për zgjedhje lokale në lindje të Ukrainës, duke pretenduar se me këtë po bëhen koncesione të tepruara Rusisë./Insajderi.com.