Çfarë po zihet mes Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifonit?

Çfarë po zihet mes Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifonit?

Nëse keni ndjekur që  nga fillimi emisonin “Për’puthen” ose jeni përdorues aktiv i rrjeteve sociale, deri më tani jeni në dijeni të përplasjeve të njëpasnjëshme të Tea Trifonit dhe Shqipe Hysenaj.

Ishte Shqipja që publikisht ka kundërshtuar lidhjen e Tea me Andin duke e quajtur një lojë. Javë më vonë ishte po ajo, e para që bëri publike lidhjen e saj me ish-konkurrentin Beartit. Tea kishte përgënjeshtruar deklaratat e Shqipes, mirëpo ditë më vonë lidhja e saj doli të jetë e vërtetë, njofton Insajderi.

Kritika, thumbime dhe ofendime kanë vazhduar mes dyshes në rrjete sociale, për javë të tëra.

Por, sonte në “E Diell” në Top Channel, do të kemi mundësinë të shohim vajzat përballë njëra tjetrës.

Ishte Shqipja ajo që njoftoi ndjekësit e saj, se të dyja do të ishin në të njëjtën studio. Ajo ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave.

Shqipja e identifikoi veten si vullkan, teksa Tea shfaqej e akullt.

“Mos e humbni nesër, kemi mysafirë specialë”, ka shkruar Shqipja krahas postimit.

Gjithashtu, Tea Trifoni në disa postimë në llogarinë e saj në Instagram, ka shkruar se do të fliste për ndarjen e saj nga Beart Trifoni. /Insajderi.com