Çfarë po “zihet” në Gjibraltar – edhe Lincoln rrezikon të humb ndeshjen në tavolinë

Çfarë po “zihet” në Gjibraltar – edhe Lincoln rrezikon të humb ndeshjen në tavolinë

Një skenar interesant është dhënë nga gazetari, Arlind Sadiku, se pse akoma nuk ka një njoftim nëse do të zhvillohet ndeshja në mes të Prishtinës dhe Lincoln.

Sipas Sadikut, UEFA, i ka thënë ekipit të Lincoln, se nëse shteti i Gjibraltarit e ndalon të zhvillohet ndeshja, ata do ta humbin ndeshjen me rezultat zyrtar, prandaj edhe shteti i Gjibraltarit, është duke lejuar zhvillimin e kësaj ndeshje, duke lënë në dorë të UEFA-s, se nëse janë kushtet e nevojshme për këtë gjë.

Ekipi i Lincoln, ka udhëtuar dhe momentalisht gjendet në stadium, por aty nuk ka mbërritur ende ekipi i Prishtinës, të cilët nuk dihet se a do të mund të paraqiten – deri atëherë, Lincoln, do të pres dhe nëse Prishtna nuk paraqitet, ata do të largohen nga stadiumi dhe do të fitojnë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar.

Kujtojmë, se para katër ditë, Prishtina i kishte 14 lojtarë të gatshëm dhe shteti i Gjibraltarit, urdhëroi kthimin në Kosovë të klubit të Prishtinës, megjithëse me rregullat e UEFA-s, ndeshja mund të zhvillohej, ndërsa tani duket se Prishtina nuk po mund të bëjë as 11 lojtarë, për të luajtur këtë ndeshje./Insajderi.com.