Çfarë realisht ndodhi mes Bebe Rexhës dhe Rihanna-s?

Çfarë realisht ndodhi mes Bebe Rexhës dhe Rihanna-s?

Para pak vjetësh, në rrjete sociale kishte nisur mes fansave të Bebe Rexhës dhe këngëtares barbadiane, Rihanna.

Thashetheme e fjalë të keqinterpretuara mund të kenë nisur një fillim të errët të marrëdhënies në dukje jo-ekzistente midis këngëtarëve. Thuhet se artistet nuk kanë biseduar kurrë, pavarësisht se Rexha ishte një bashkë-shkrimtare pas hitit #1 të Eminem dhe Rihanna-s “Monster”, njofton Insajderi.

Drama mes dyjave filloi në qershor të vitit 2017, kur Rexha u kritikua për pretendimet e saj se Rihanna nuk këndon nota më të larta se ajo – pa qenë e nevojshme, fansat e Rihanna-s nuk ishin aspak të lumtur me këtë.

Gjatë një interviste të vitit 2018 në “Watch What Happens Live” me Andy Cohen, Rexha adresoi të gjithë furinë mediatike të para një viti, dhe tha se fjalët e saj ishin keqkuptuar. Ajo diskutoi se si Eminem-i e kishte ftuar të këndonte me të këngën “Monster” në festivalin “Coachella”, dhe e pranoi se ajo nuk e kishte takuar kurrë Rihanna-n, si artiste.

Cohen më pas i kërkoi që të shprehte mendimin e saj mbi këtë dramë të supozuar.

“Unë e këndova atë pjesë me nota të larta, dhe dikush doli e tha për mua se, ‘Rihanna nuk mund të këndojë ato nota të larta’”, tha ajo duke vazhduar, “Është pak e bezdisshme”. “Nuk mund të thuash asgjë në internet këto ditë. Të gjithë e qojnë në ekstreme”.

Fakt interesant: Një herë, Bebe Rexha i kishte shitur një parfim Rihanna-s.

Ne kurrë nuk mund ta dimë nëse Rihanna dhe Bebe Rexha kanë shkëmbyer ndonjëherë fjalë pas dramë onlinë, por Rexha zbuloi se një herë e kishte takuar atë..

Gjatë një interviste në shtator të vitit 2018 në “Good Morning Britain”, Rexha zbuloi se e vetmja herë që ajo kishte qenë ballë për ballë me super yllin ndodhi para se Rexha të ishte i famshme.

“Unë në të vërtetë i shita parfum Rihanna-s, me mjaft kënaqësi”, tha ajo, për Independent. “Isha duke punuar në Saks Fifth Avenue. Ajo erdhi në banak me buzëkuq të kuq dhe syze dielli”.

Takimi i famshëm thuhet se ndodhi para se Rexha të shkruante “Monster”, këngën që ajo ia kishte prezantuar Eminemit. “Nuk e kisha idenë se një vit më vonë do të kisha shkruar një këngë numër një, të cilën ajo do ta këndonte”, ndau Rexha. “Kjo ma ndryshoi jetën plotësisht”. /Insajderi.com

Burimi: Nicki Swift