“Çfarë të them për Ronaldon, ai dhe Messi janë nga një tjetër planet”

“Çfarë të them për Ronaldon, ai dhe Messi janë nga një tjetër planet”

Futbollisti austriak, Marko Arnautovic mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë nga kjo botë, transmeton Insajderi.

Duke folur para ndeshjes së Austrisë me Italinë në kampionatin Evropian, ai u pyet për formën e 36-vjeçarit, pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, që shënoi 2 gola kundër Francës dhe barazoi rekordin e Ali Daei.

“Kur bëhet fjalë për Ronaldon, nuk jemi duke folur për qenie njerëzore. Çfarë mund të them më shumë për të?”, tha Arnautovic.

Arnautovic përmendi edhe Messin i cili tha së ata kanë ardhur për të marrë më veti të gjitha trofetë dhe me pas të largohen.

“Ata kanë ardhur këtu për një kohë të shkurtër për të trazuar të gjitha ligat dhe garat, për të marrë të gjitha trofetë me vete dhe më pas për t’u larguar. Ky është ai dhe Lionel Messi”, ka deklaruar ai./Insajderi.com