Çfarë tha Albin Kurti për Blerand Stavilecin?

Çfarë tha Albin Kurti për Blerand Stavilecin?

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka hedhur sot kritika të ashpra në drejtim të Blerand Stavilevcit, këshilltarit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Kurti, në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, ka thënë se Blerand Stavileci është duke përfituar grante të dyshimta nga shteti.

“Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt.  Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se qindra lajmërime e kallëzime janë bërë nga fermerët e ndershëm për raste të ngjashme.

“Edhe në polici edhe në prokurori. Për sera e për gjoja fermerë që e zhvatin buxhetin e bujqësisë. E këta e kanë aty një Kapllan e një Ekrem, që ua kryen punët e pista. Vetëm gjatë vitit 2018, 60 veturat e Ministrisë së Bujqësisë drejtuar nga Rikallo i kishin bërë 1.5 milionë km udhëtim. Me kilometrat e kaluara gjatë vitit 2018, veturat e Ministrisë së Bujqësisë do të mundë t’i silleshin planetit Tokë 37 herë. Por as për 1/3 e atyre shpenzimeve, nuk kanë pasur mbulesë më fatura. E qysh mund të ketë mbulesë me fatura për një shumë aq të madhe. Merreni me mend sikur ky karburant t’i shkonte për punim të tokës fermerëve tanë!”.

Stavileci ofendon rëndë Kurtin – E akuzon se ka gisht në vetëvrasjen e shokut të tij