Cfarë tha Vjosa Osmani që i nxiti deputetët e LDK-së?

Cfarë tha Vjosa Osmani që i nxiti deputetët e LDK-së?

Seanca e të premtes e Kuvendit të Kosovës, u ndërpre nga kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, pasi që situata ishte gati të eskalonte kur kjo e fundit kërkoi nga deputeti i Lidhjes Demokratike, Xhavit Uka që të ulej në vend e të mos bërtiste, sepse përndryshe do t’a largonte nga seanca përmes sigurimit.

Por si erdhi deri aty?

Gjithçka filloi para se deputetja e Partisê Demokrarike, Ganimete Musliu të merrte fjalën. Ishte në fakt Salih Zyba ai që e quajti disa herë “paranojak” deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn, por që për këto fjalë të tij, nuk pati reagim nga kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Kur Ganimete Musliu mori fjalën, ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ajo që fliste nga ulësja e saj, ndërsa deputetja Musliu i tha disa herë “Mbylle Gojën”, fjalë këto të cilat nuk i pëlqyen Osmanit e cila i kërkoi Musliut të ketë kujdes se si shprehet, raporton Insajderi

Reagimi erdhi nga deputeti i LDK-së, Xhavit Uka i cili e pyeste Vjosën se pse nuk e ndërpreu fjalën e Salih Zybës kur i thoshte paranojak Selmanaj-t, ndërsa Vjosa Osmani ia ktheu se ju e keni përdorur këtë fjalë më së shumti për 52 ditë, duke i’u referuar thirrjeve të anëtarëve të LDK-së, të cilët e quanin Albin Kurtin paranojak. Më pas gjithçka doli nga kontrolli kur deputeti Uka u afrua tek kryetarja e Kuvendit, e cila u detyrua të ndërpresë seancën deri në vendimin e ardhshëm të kryesisë. /Insajderi.com