Veprimtari i çështjes kombëtare dhe njeriu që konsiderohet simbol i rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe serb, që vdiq dje në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundjeje disavjeçare krahasohej shpesh me liderin jugafrikan Nelson Mandela, për shkak të 28 viteve të kaluara në burg dhe rezistencës ndaj regjimit.
Mandela ishte revolucionar i njohur që kishte luftuar kundër racizmit dhe aparteidit në Afrikën e Jugut.
Demaçi në mënyrë modeste e kishte refuzuar këtë cilësim duke thënë se Mandela është njeri i madh që i takon një populli të madh.
Shikoni , Mandela është njeri i madh që i takon një populli të madh.
Ju nuk ndiheni si Mandela i Kosovës
Mandela i Kosovës është një term i gazetarëve që e kanë krijuar gazetarët.
A ia kanë vlejtur 30 vjet burg, kur dilni në rrugë shihni lypsa? A ia ka vlejtur të luftosh për kriminelët që të vijnë në pushtet dhe të vjedhin…?
Kjo është periudhë kalimtare që është dashur të jetë kështu. Këto janë gabimet që i ka bërë Evropa sepse ata erdhën i krijuan disa punë jodemokratike sepse këtu çështja është dashur të zgjidhet sipas parimit të vetëvendosjes.