Çfarë thoshte para gjashtë vitesh gruaja e policit që akuzohej për dhunimin e Vasfije Krasniqit?

Çfarë thoshte para gjashtë vitesh gruaja e policit që akuzohej për dhunimin e Vasfije Krasniqit?

Vasfije Krasniqi u bë gruaja e parë e dhunuar gjatë luftës, që rrëfeu publikisht gjithë tmerret që i kishte përjtuar gjatë luftës.

Insajderi dje ka raportuar se njëri nga policët që akuzohej për dhumin e Krasniqit, për 16 vite kishte qenë polic i Kosovës.

Jovica Dejanoviq ishte liruar nga detyra në vitin e kaluar, për arsyet të cilat Policia nuk i ka bërë të ditura.

Në lidhje me këtë ngjarje në vitin 2012 ishte deklaruar edhe gruaja e të akuzuarit, Vera Bojkoviq.

Ajo kishte thënë se burri i saj gjatë luftës kishte punuar në minierë, e nuk ka qenë në luftë.

“Ai nuk ka qenë i angazhuar në luftë, ka punuar në minierë… dhe kështu… Kemi pasur shoqëri, vinin njerëzit në vizitë, njerëzit me të cilët ka punuar, dhe kurrë nuk ka pasur nevojë të arratiset apo të fshihet, a është këtu problemi se duan të na e marrin shtëpinë dhe pasurinë, sepse fëmijët nuk i kemi këtu”, kishte thënë Bojkoviq për Radio Kim aso kohe, transmeton Gazeta Insajderi.

Bojkoviq kishte folur edhe për ditën kur burri i saj ishte arrestuar, nën akuzat për dhunim seksual gjatë luftës.

Dejanoviq i kishte thënë gruas se është “i pastër”.

“Kanë hyrë në oborr, me siguri nja 100 njerëz, gjithë shtëpinë e kanë bastisur, burri u qua, mua më dërguan në një hapësirë tjetër, biseduan me të, e unë nuk kisha kurrfarë qasje, na e kanë shkatërruar gjithë shtëpinë, e kryen bastisjen, e morën, ai tha, grua bëju e fortë, unë jam i pastër para Zotit”, kishte deklaruar bashkëshortja e të akuzuarit.

Për gjithë ngjarjen kishte folur edhe një nga fqinjtë e policit, Jovica Dejanoviq.

Vukosava Simiq kishte thënë se komshiu i saj nuk kishte pasur probleme me askënd.

“Asgjë nuk kemi ditur, ai me askënd nuk ka asgjë, as ndonjë grindje, as me serbët as me askënd. Mbrëmë ishte këtu, dhe ne kemi biseduar nëpër tela”, kishte thënë fqinja e të akuzuarit.

Në vitin 2015, Dejan Stefanoviq bashkë me një të dyshuar tjetër, ishin shpallur të pafajshëm. /Insajderi.com