Çfarë thotë Haradinaj pasi dështoi padia e tij ndaj Gazmend Muhaxherit

Çfarë thotë Haradinaj pasi dështoi padia e tij ndaj Gazmend Muhaxherit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar vendimin e Gjykatës për ta rrëzuar padinë e tij ndaj kryetari të Komunës së Pejës nga LDK-ja, Gazmend Muhaxherit.

Ai në një intervistë me Parim Ollurin, drejtor i Gazetës Online Insajderi, ka thënë se vendimi i gjykatës nuk bën të komentohet.

Ka thënë se prej kohës kur është bërë kryeministër nuk është marrur fare me këtë temë.

“Mendoj që vendimi i Gjykatës nuk bën mu komentua kur të merret. Gjykata është gjykatë të shpallë të fajshëm apo të pafajshëm.  Qe një vit prej se jam bërë kryetar qeverie e vërteta është që nuk kam mbërri mu merr me këtë temë. Kurrë për një minutë nuk jam marrë me këtë temë”, ka thënë ai.

Më tej Haradinaj ka thënë se në kohën kur e ka bërë padinë ndaj tij ka qenë i sigurt se Muhaxheri ka shpifur ndaj tij.

“E kam bërë padinë për shkak se kam qenë i bindur se ka të padrejta dhe shpifje ndaj meje dhe nëse mendon gjykata se nuk është e drejtë është vendim i saj. Unë mendoj se po përmirësohet sistemi i gjyqësorit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush HaradinajCili është plani i Qeverisë për KEDS Energy-in?Cilat janë detajet ekskluzive të bisedës telefonike me shefin e NATOS, Stolenberg?Detaje ekskluzive të takimit të Haradinajt me Johanes Hahn.Çfarë thotë Haradinaj për Veton Surroin? A do të kemi qeveri teknike?Cilat janë veprimet e Limajt Veselit, të cilët nuk po mundet që t’i bëjë?Cili është premtimi i madh që PSD-ja i dha Haradinajt? Për çfarë është duke diskutuar Haradinaj me disa prej deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!?Intervistoi: Parim Olluri

Posted by Insajderi on Thursday, 6 December 2018