Çfarë thotë Mozzik për raportin e tij me Loredanën?

Çfarë thotë Mozzik për raportin e tij me Loredanën?
Burimi i fotografisë: Instagram @Mozzik

Një nga çiftet më të përfolura të industrisë së muzikës, janë padyshim reperët Mozzik dhe Loredana.

Ata konfirmuan ndarjen në vitin 2019, ndërsa përgjatë gjithë vitit 2020, u përfol për një ribashkim mes tyre.

Më në fund, Mozzik ka adresuar të gjithë zërat sa i përket raportit të tij me reperen. Ai këmbëngul se ata dy nuk janë bashkë, por është vajza e tyre Hana që i mban gjithnjë të lidhur dhe në kontakt me njëri tjetrin.

Në një intervistë për Prive, ai thotë se nëse do të kishte ndodhur një ribashkim mes tyre, një gjë e tillë nuk do të mbahej e fshehur nga publiku.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka uou”.

“Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, është shprehur reperi. /Insajderi.com