Bernard Challandes akoma nuk e din ekipin e plotë të tij

Bernard Challandes akoma nuk e din ekipin e plotë të tij

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, luan dy ndeshje miqësore në muajin shtator, por trajneri i Kosovës, nuk e ka akoma të qartë se cilia do të jetë lista përfundimtare e tij, pas problemeve me udhëtim të disa lojtarëve.

“Nuk jam i sigurt nëse Kololli, Kryeziu, Shala, Rashani apo Rashica do të vijnë për një ndeshje, për asnjë ndeshje, për dy ndeshjet, nuk e di. Po luftojmë me klubet, me Qeveri. Në rregull, Kosova është në listën e kuqe. Kam folur me autoritetet në shtetin tim, në kantonin tim dhe kur të kthehem në shtëpi do të jem në karantinë. Për mua nuk është problem i madh, do të qëndroj në shtëpi, por për futbollistët është e pamundur”, ka thënë ndër të tjerash Challandes, për televizionin KTV, transmeton Insajderi.

Milot Rashica, veç se është konfirmuar si mungesa e parë, por pritet që të ketë edhe lajme të tjera të tilla në orët e ditët në vazhdim./Insajderi.com.