Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për lojtarët e rinj q�" />

Challandes flet me emra: Këta dy lojtarë mund t’i bashkohen Kosovës

Challandes flet me emra: Këta dy lojtarë mund t’i bashkohen Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për lojtarët e rinj që mund t’i bashkohen Kosovës në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian që nis në mars të vitit të ardhshëm, shkruan Insporti.com.

Trajneri zviceran ka thënë se Florent Hadërgjonaj që luan me Huddersfieldin në Premierligë, ka gjasa që t’i bashkohet Kosovës.

“Hadërgjonaj ka pak gjasa që të luajë me Zvicrën pasi që konkurrenca është e madhe. Ai mund t’i bashkohet Kosovës. Unë shpresoj shumë”, ka thënë në një intervistë për KTV, Bernard Challandes, shkruan Insporti.com.

Hadërgjonaj luan si mbrojtës i djathtë dhe është 24-vjeçar.

Ai më herët ka qenë pjesë e Zvicrës U-21 derisa me ekipin helvetik A e ka luajtur vetëm një ndeshje miqësore e ky fakt nuk e pengon që të luajë me Kosovën

Lojtari tjetër që po kërkohet nga Challandes është edhe mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës U-21 dhe Sionit, Bastian Toma. “Toma është i ri dhe ka kohë që të vendos. Ne jemi të hapur”, theksoi Challandes.

Toma është 19-vjeçar.

Ndryshe, Challandes së fundmi i ka bërë ftesë zyrtare futbollistit kosovar që po luan në Hungari me Diosgyorin, Florent Hasanit.