Challandes: I marr unë përgjegjësit e humbjes, jam shumë i zhgënjyer

Challandes: I marr unë përgjegjësit e humbjes, jam shumë i zhgënjyer

Pas eliminimit të Kosovës nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e “playoff”-it për kampionatin evropian 2021, ka folur selektori i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, njofton Insajderi.

Tekniku Challandes ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin, por në pjesën e  parë treguan lojë të bukur çunat e tij, ndërsa foli edhe për kundërshtarët duke thënë se golin e parë e pësuan pa fat, ndërsa goli i dytë ishte meritë e kundërshtarit, që u vendos duhur në zonë.

Për “Super Sport”, Challandes dha këtë deklaratë: “Pranuam gola shume të lehtë? Ishim pa fat për mënyrën se si ne pësuam golin e parë. Goli i dytë ishte një meritë e kundërshtarit, që kishte bërë vendosje të duhur në zonë. Ishte një pjesë e parë, kemi luajtur futboll, kemi luftuar, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Dy gola pas pjesës së parë, ishte e vështirë për ne. Në pjesën e dytë u munduam të reagojmë, në fazën ofensive me më shumë sulmues. Kemi humbur në lojën tonë, është një problem që na ka penalizuar.

Ne i dhamë kundërshtarit mundësi për kundërsulme. Sulmuam por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje. Në këtë ndeshej luajti pak më mirë se ne. Ne pjesën e parë bëmë lojën që doja, nuk isha i kënaqur me rezultatin, por me mënyrën si luajtëm dhe krijuam raste jam i kënaqur. Kemi pasur mundësi për të bërë krosime në zonë, por ne kemi dhënë krosime jo të mirë, ndonëse aksioni ishte shumë i mirë. Kishim mundësi për të rrezikuar më shumë, por nuk e bëmë.

Unë duhet ta pranoj këtë dhe të falënderoj lojtarët. Trajneri gjithmonë është përgjegjës për humbjen. Kam thënë në fillim që kemi një shanse për të qenë këtu dhe askush nuk më besoi. Ju lutem mos harroni, nuk ishte e lehtë për skuadrën, unë jam shumë i zhgënjyer dhe marr përgjegjësitë. Unë jam trajneri, kam pasur vështirësi gjatë rrugës, nuk ka dyshime për të ardhmen time”, tha trajneri i Kosovës. /Insajderi.com