Challandes: Më çmendin por edhe më mungojnë

Challandes: Më çmendin por edhe më mungojnë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar përsëri pozitiv me koronavirus, dhe për këtë tekniku zviceran ka folur duke treguar gjendjen e vetë-izolimit dhe pjesën e humbjes së sfidës “vëllazërore” ndaj Shqipërisë, njofton Insajderi.

“Nuk mund ta mohoj, që nuk ndihem mirë. Kam lodhje të lehtë fizike, por sigurisht asgjë serioze, mendërisht është një histori tjetër. Imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli, një ‘kafaz i artë’ me pamje nga deti, asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videos”, tha fillimisht Challandes.

Më tutje, zvicerani tha: “Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë. Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, jo-efektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, me vjen të bërtas: ‘O zemërim, o dëshpërim!’ Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?”, përfundon të ketë thënë selektori i Kosovës. /Insajderi.com