Challandes: Nëse Aliti do shënonte dhe ne do fitonim, çfarë do të thoshit në atë rast?

Challandes: Nëse Aliti do shënonte dhe ne do fitonim, çfarë do të thoshit në atë rast?

Challandes para mediave ka folur  për përballjen e fundit me Maqedoninë,  disponimin e lojtarëve dhe pritjet nga ndeshja e nesërme kundër Sllovenisë

“Mbrëmjen e kaluar bëra një analizë për ndeshjen e fundit. Po jap fjalim të shkurtër për këtë ndeshje, pasi kemi ndeshje tjetër.. Kjo ndeshje nuk ishte shumë e keqe, as shumë e mirë. Rezultati ishte i keq, ishim të zhgënjyer, lojtarët kanë qarë pas ndeshjes. Ishte e trishtë. Por, mendoj se unë duhet të analizojë ndoshta edhe një herë në detaje, për të nxjerr gjithçka nga ai takim”, tha fillimisht Challandes, transmeton Insajderi.

“Mund të imagjinoni nëse Aliti shënonte në minutën e 93’ për 2:2 dhe të fitonim ndeshjen në shtesë, çfarë do të shkruanit në atë situatë? Skuadër e mrekullueshme. Mentalitet i shkëlqyer. Besuan, luftuan për Kosovë. Duhet të jetë njëjtë edhe tani”, tha ai.

“Por, mendoj se nuk jam aq budalla nëse nuk do të shihja problemet. Kur flas për problemet flas vetëm për tri ndeshjet e fundit, jo ato ndaj Anglisë e Çekisë. Nëse flasim për këto tri ndeshje, problemet janë evidente, nuk krijojmë sa duhet”, nënvizoi zvicerani./Insajderi.com.