Challandes: Nuk e kuptoj se si Pandev është lejuar të udhëtojë, ndërsa Rrahmani jo

Challandes: Nuk e kuptoj se si Pandev është lejuar të udhëtojë, ndërsa Rrahmani jo

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për situatën në të cilën gjendet Amir Rrahmnai, i cili nuk po lejohet të udhëtojë për të përfaqësuar Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë.

“Nuk e kuptoj, ne kemi provuar të gjejmë zgjidhje me shtetin e Italisë, me qytetin e Napolit, me UEFA dhe me gjithkënd tjetër, por nuk kemi pasur sukses”, tha Challandes, në konferencë, duke nënkuptuar se Rrahmani do të mungojë në këtë ndeshje, transmeton Insajderi.

“Nuk e kuptoj se si është lejuar një lojtar nga shteti i njëjtë dhe me më shumë raste me Covid 19, të udhëtojë për këtë ndeshje, ndërsa Rrahmnai, i cili është rezultuar negativ dhe gjendja në klubin e tij është më e mirë – nuk po lejohet të vijë”, shtoi ai.

“Kjo është edhe një mesazh për drejtuesit e UEFA, të cilët duhet të merren me këtë çështje”, përfundoi ai./Insajderi.com.