Challandes tregon pse e la në stol Ujkanin për Muricin

Challandes tregon pse e la në stol Ujkanin për Muricin

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës, tha se ishte momenti i duhur për Arijanet Muricin që të debutojë me fanellën e Kosovës dhe t’i tregojë cilësitë që ka.

Challandes është kritikuar shumë që në një ndeshje vendimtare si ajo me Azerbajxhanin, e la në stol kapitenin, Samir Ujkanin.

Por, zviceranit i pëlqen shumë talenti i Manchester City dhe këtë e tregoi edhe sonte.

“Ishte momenti i duhur për ta inkuadruar atë dhe për ta shfaqur kualitetet, Ujkani është i mrekullueshëm dhe profesionist, kemi tre portier shumë të mirë”, deklaroi Challandes.