Challandes zbulon se ylli shqiptar i Zvicrës ia ka bërë shumë të lehtë punën te Kosova

Challandes zbulon se ylli shqiptar i Zvicrës ia ka bërë shumë të lehtë punën te Kosova

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është rrëfyer në një intervistë pas kualifikimit të Kosovës në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Challandes e ka zëvendësuar përzgjedhësin Albert Bunjaku në krye të Kosovës.

Ai u përzgjodh nga presidenti legjendar i FFK-së, Fadil Vokrri i cili tashmë nuk është në mesin tonë.

Challandes në një intervistë për ‘Info Magazinë’ ka zbuluar se edhe me herët ka punuar me futbollistë shqiptarë. “Kam punuar në Zvicër me Valon Behramin. E njoh mentalitetin nga futbollistët shqiptarë që kam punuar në Zvicër. E kam patur më të lehtë që të ambientohem”, ka thënë Challandes, përcjell Insporti.com. /Insporti.com