Trend i ri Instagram-i

“Challenge Accepted”: Pse gratë po postojnë foto bardh e zi në Instagram?

“Challenge Accepted”: Pse gratë po postojnë foto bardh e zi në Instagram?

Një trend i ri pozitiv në Instagram  poinkurajon “gratë që mbështesin gratë” duke frymëzuar përdoruesit të postojnë selfie bardh e zi për të përhapur mesazhe të fuqizimit, miqësisë dhe besimit të grave, shkruan Fox Neës, transmeton Insajderi.

Madje ky trend ka nisur të marrë jetë edhe ndër përdorueset shqiptare në rrjete sociale

Një mori yjesh përfshirë Kerry Washington, Khloe Kardashian, Cindy Crawford, Ayesha Curry, Reese Witherspoon, Eva Longoria, Gabrielle Union, Halle Berry, Jessica Alba dhe Demi Lovato i janw bashkuar nismës ditët e fundit për të promovuar solidaritet, duke etiketuar miqtë për të vazhduar fushatën duke ndarë një fotografi të tyre.

Për më tepër, The Cut citoi një zëdhënës në Instagram i cili shpjegoi se hashtags “kanë për qëllim të festojnë forcën, përhapin dashurinë dhe u kujtojnë të gjitha grave që të mbështesin njëra-tjetrën është gjithçka”.

Që nga e marta në mëngjes, mbi 7 milionë postime janë ndarë në platformën e ndarjes së fotografive me hashtagun #WomenSupportingWomen, ndërsa mbi 4 milionë postime janë lidhur me hashtagun #ChallengeAccepted. Mbi 1 milion imazhe janë ngarkuar gjithashtu me hashtagun e lidhur #BlackAndWhiteChallenge.

Sipas Times, një trend i ngjashëm doli në sipërfaqe disa vjet më parë, kur fotot bardh e zi ishin postuar me të njëjtën tag #ChallengeAccepted për të promovuar vetëdijen për kancerin. /Insajderi.com