Charles Oliveira fiton titullin në kategorinë e peshave të lehta në UFC

Charles Oliveira fiton titullin në kategorinë e peshave të lehta në UFC

Charles Oliveira është kampion i ri në kategorinë e peshave të lehta në UFC, njofton Insajderi.

Oliveira është garues në artet marciale, teksa ka arritur të fitojë titullin e kampionit, duke mposhtur Michael Chandler me nokaut në ngjarjen kryesore të UFC 262 në Toyota Center.

Për të arritur te ky triumf, brazilianit i’u deshën vetëm dy raunde për të marrë këtë fitore të vlefshme dhe për të fituar titullin e kampionit.

“Unë ju thash se do ta nokautoja dhe erdha dhe e nokautova”, tha Oliviera pas fitores. “Unë iu thash të gjithëve se jam luani i luanëve në këtë sport”, tha braziliani.

Meçi ishte shumë interesant, teksa me plotë meritë braziliani Oliveira fitoi duelin, pasi ishte shumë më i mirë se kundërshtari Chandler. /Insajderi.com